Dy ditë para zgjedhjeve, ambasadori gjerman thirrje të rinjve: Votoni dhe refuzoni manipulimin e votës

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të dalin të votojmë më 14 maj për të shprehur zërin e tyre.
Zingraf tha se shqiptarët duhet të votojnë të lirë dhe në mënyrë demokratike dhe se duhet të refuzojnë të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence
Zgjedhjet e lira dhe demokratike tha ambasadori gjerman, do të jenë një progres edhe më shumë për Shqipërinë drejt BE-së.
“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë.
Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend:
Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence.
Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Zingraf.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




