Marrëdhëniet Shqipëri-Vatikan, Ministrja Xhaçka pret homologun Imzot Paul Richard Gallagher

Vazhdon të konfirmohet marrëdhënia e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Vatikanit. Ne takimin me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher, ministrja Olta Xhaçka, vlerësoi qëndrimet e Selisë së Shenjtë për paqe në Ukrainë, teksa nënvizoi nevojën për kontributin e Selisë së Shenjtë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
“Selia e Shenjtë dhe Kisha Katolike janë shumë aktivë në hapësirën shqiptare me një sërë iniciativash e projektesh në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, ndihmës sociale dhe unë shpresoj që duke punuar ngushtë së bashku do të arrijmë ta thellojmë këtë bashkëpunim. Sigurisht folëm edhe për zhvillimet në rajon e më gjerë, për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat e tij dramatike jo vetëm për Ukrainën e popullin e saj heroik, por edhe për mbarë botën. I shpreha Imto Gallaghaer vlerësimin e Shqipërisë për qëndrimin e qartë e të guximshem moral që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë dhe rolit që ata kanë luajtur, duke dënuar luftën e duke bërë lëshuar mesazhe të forta në mbështetje të paqes”, bën me dije ministrja.
Ata konfirmuan mundësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Pediatrik “Bambin Gesù”, për trajtimin e rasteve urgjente dhe shërimin e sëmundjeve komplekse të fëmijëve shqiptarë, një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve me Vatikanin.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




