KQZ ka regjistruar anëtarët e KZAZ-ve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Illirjan Celibashi ka miratuar listat me propozimet për anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialdemokrate.
Ende nuk ka një vendim për Partinë Demokratike edhe në pritje të vendimit të gjykatës.
Megjithatë sipas komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Celibashi, KZAZ-të mund të nisin punën edhe pa komisionerët demokratë pasi plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh.
Zoti Celibashi edhe një herë sqaroi se vendimi se cila PD do të përfaqësohet zyrtarisht në zgjedhje ajo e Alibeajt apo ajo e Berishës nuk i takon KQZ-së por gjykatës, e për shkak të afateve kjo është një çështje që ka kaluar në prioritare në shqyrtimin e saj nga institucionet e drejtësisë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




