Zelensky jep detaje nga biseda me kryeministrin Rama: E rëndësishme rritja e ndihmës për sigurinë në Ukrainë

Politikë | 4 vite më parë

30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ka qenë subjekt edhe një postimi në Twitter nga ana e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili me këtë rast ka dhënë edhe detaje nga telefonata me kryeministrin, Edi Rama.

Përmes këtij postimi, Zelensky shkruan se një temë tjetër e bisedës ka qenë edhe situata në frontin e luftës, si dhe rëndësia e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”,- shkruan Zelensky. /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme