30 vite marrëdhënie diplomatike, Rama bisedë telefonike me Zelenskyn: Shqipëria do ofrojë ndihmë humanitare e ushtarake

Në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Situata në Ukrainë, ndihma humanitare dhe ushtrake si dhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev kanë qenë në fokus të bisedës telefonike mes Ramës dhe Zelenskyt.
Rama i ka bërë të ditur Zelenskyt se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake.
Gjithashtu përgjatë 2023, Shqipëria do të hap ambasadën e saj në Kiev.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




