Largimi i 4 deputetëve demokratë nga grupi, Tabaku: Copëzimi s’e ndihmon PD, nuk e prisja të shkonim deri këtu

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ndihet e keqardhur që përçarja në PD ka shkuar deri në këtë pikë, ku 4 deputetë janë larguar nga grupi parlamentar.
Tabaku tha se copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në, pasi është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria.
“Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni për mbledhje firmash dhe proces tjetër. Qëllimi im është ta bëjmë PD-në alternativë dhe forcë fituese. Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha Tabaku.
Më herët Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Kjo solli përçarje edhe më të mëdha ku tashmë deputeti Ervin Salianji po mbledh firmat e kolegëve për shkakrimin e Alibeajt nga kreu I grupit të PD.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




