Mariana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shtyhet votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Mes tensionesh dhe debatesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, Mariana Semini është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë prej tre kandidatëve nuk ka mundur të sigurojë shumicën e cilësuar të votave, dhe në këtë kuadër kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtës, Mariana Semini është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Semini ka siguruar 58 vota, Ardian Dvorani 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.
Seanca e së enjtes është shoqëruar me debate të forta, kjo pasi opozita akuzonte socialistët se po manipulim proces për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të ‘peshkonin’ vota për Ardian Dvoranin.
Debatet e forta u zhvilluan mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve demokrat Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, duke përfunduar në përjashtimin e Bardhit nga seanca parlamentare me urdhër në nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.
Nga ana tjetër votimi për Avokatin e Popullit u shty për në seancën e radhës të Kuvendit, sepse asnjë prej kandidatëve nuk arriti të siguronte 84 vota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




