Kuvend/ Bllokoi foltoren, Nikolla përjashton nga seanca plenare Flamur Nokën

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është përjashtuar nga seanca e kësaj të mërkure në Kuvend, për shkak se nuk pranoi të lironte foltoren, edhe pas disa vërejtjeve nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Noka, si dhe disa deputetët të tjerë mbështetës të Sali Berishës, kërkuan sqarime se përse ishin jashtë grupeve parlamentare në listën e diskutantëve dhe jo si pjesë e PD-së. Megjithatë, sqarimi i Nikollës se vendimmarrja ishte bërë pas një kërkese nga PD zyrtare, referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, Noka nuk pranoi ta lirojë foltoren, duke kërkuar vendimin.
Si pasojë e bllokimit të foltores, Nikolla e përjashtoi atë nga seanca plenare, duke ndërprerë edhe seancën për 5 minuta.
“Ju përsëris, jeni në kushtet kur po mbani foltoren pa asnjë lloj arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Apsi ju kam dhënë masat paraprake, përjashtoheni nga seanca parlamentare e ditës së sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjelle anti-qytetare dhe aspak etike. Është turp kush ju shikon. merret masa e përjashtimit të zotit Flamur Noka nga seanca plenare sepse vijoni të mbani bllokuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën“, tha Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




