Samiti/ Vuçiç nga Tirana: Erdha të themi të vërtetat tona! Ne i dimë detyrimet kundrejt BE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka qenë i pranishëm në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, edhe pse më herët tha se nuk do të vinte për shkak të tensioneve që u krijuan me serbët e Kosovë. Vuçiç tha se ka ardhur për t’i treguar Europës të vërteta e Serbisë dhe se vendi i tij i di detyrimet drejt rrugës së BE.
“Do të kemi një mundësi së paku të themi se çfarë mendojmë për këtë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE por na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me kushtetutën tone. Është e rëndësishme që të marrim mbështetjen e BE për energjinë , heqim tarifat roaming dhe janë sinjale të mira për të gjitha vendet tona. Të tjera do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen dhe kjo ka rëndësinë më maksimale për ne. Serbia është një vend i pavarura dhe ne i dimë detyrimet tona përkundjet rrugëtimit tonë drejt BE. Kemi një situate ndryshe sa i takon integritet territori të Serbisë që është shkulur ne mënyrë të tmerrshme në 1999 dhe 2008 dhe do e diktojmë sot me liderët e Europës. Ne jemi afër me Rusinë, por kemi përgënjeshtruar se po i shërbejmë asaj për të krijuar destabilizim për rajonin”, tha Vuçiç
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




