“Primaret”/ Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi në Tiranë, Këlliçi zyrtarisht kandidat për kryebashkiak i “Rithemelimit” të PD-së

Nuk do të ketë balotazh në Tiranë mes dy përfaqësuesve të “Rithemelimit” të PD-së, si kandidat për kryebashkiak të kryeqytetit në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Ilir Alimehmeti bëri të ditur se tërhiqet nga balotazhi, duke i lënë rrugë të lirë Belind Këlliçit, që të jetë zyrtarisht kandidati i “Rithemelimit” të PD-së, përballë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.
Nëpërmjet një deklarate mjeku Alimehmeti, bëri të ditur se tërhiqet nga balotazhi, pasi, sipas tij, “anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë në meje Belind Këlliçit”.
“Anëtarësia e Tiranës shprehu me votë për herë të parë se kë do të donte për herë të parë kandidat për bashkinë e Tiranës dhe në respekt të votuesve, për një proces që shkoi i rregullt nga fillimi deri në fund dhe që ishte me transparencë të plotë dhe dje anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë në meje Belind Këlliçit. Djalë i shkëlqyer më shumë nuk do të shprehem. U kam dalë zot që si do që të shkonte, do të isha në krah të kandidatit që do të gëzonte votën e shumicës së anëtarësisë dhe kjo është shenja e parë e qytetarisë.”- tha Alimehmeti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




