Rama bisedë telefonike me Sunak: Të zgjidhim çështjen e emigracionit të paligjshëm

Duhet bërë më shumë për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar, kështu ranë dakord kryeministri Edi Rama dhe homologu britanik, Rishi Sunak, të cilët zhvilluan një bisedë telefonike pasditen e kësaj të enjte.
Bëhet me dije se Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, ndërsa mes dy vendeve pati debate në lidhje me çështjen e emigracionit.
Ata diskutuan edhe mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqeve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.
Po ashtu, të dy liderët vlerësuan marrëdhënien mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.
Deklarata e sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman, e cila tha se Britania ndodhet përballë një pushtimi azilkërkuesish shqiptarë dhe se ato duhet të dëboheshin, nxiti jo pak debate mes dy shteteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




