Protesta e Berishës, Yuri Kim: E drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi të jetë paqësore

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pak para protestë së thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një komunikim të shkurtër para aktivitetit që po mban Dhoma Amerika e Tregtisë, Kim u shpreh se është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, teksa thekson se me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.
Në orën 19:00 do të mbahet para kryeministrisë protesta e thirrur nga Berisha. Në kryeqytet janë bllokuar disa rrugë si pasojë e protestës, ndërsa në terren janë angazhuar forcat e rendit për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




