Debate në Kuvend, Shehu: Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës 5 hapa larg nga ajo e PE! Balla: Gënjen, kemi shkuar përtej

Politikë | 4 vite më parë

Rezoluta për “Përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës”, ka shkaktuar debate në seancën plenare mes deputetit demokrat Tritan Shehu dhe kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Sipas Shehut mazhoranca nuk përmend gjenocidin në vetvete por përkujton viktimat dhe kjo sipas tij është jashtë ligjeve të PE.

“Kemi një rezolutë, shumë konfuze, jo të paqartë, jo goditëse. Po përgatisni shfaqjen e rezolutës së Ukrainës. Kjo duket që në titullin që ju përdorni, ju të nderuar e quani për përkujtimin e viktimave të Srebrenicës, ju nuk përmendni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenocidit, jo gjenocidin vetë. Pse nuk e bëni? Ju jeni jashtë ligave të parlamentit evropian. Ju kudo thoni gjenocidi i forcave serbe e ato boshnjake, ju mohoni unitetin serbo-boshanjk dhe serb në Srebenicë. nga ana politikë kjo rezolutë është jo në përputhje me realitetin, jeni së paku 5 hapa nga rezolutës së PE. Ko është përgjegjësia juaj, ju fusni këtu dy rreshta për Kosovën për të larë gojën? As atje nuk dënoni gjenocidin, ju dënoni spastrimin etnik dhe këtë ju s’keni guxim ta thoni, mendoj se kjo rezolutë ka nevojë për përmirësim”, tha Shehu.  Deklarata e tij ka nxitur reagimin e Taulant Ballës i cili tha se rezoluta shqiptare është referuar në atë të PE. Balla e ka akuzuar më tej Shehun si drejtorin e kompanisë që kryente embargo nafte gjatë luftës.

“Mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer se nuk ke kohë për ta rikuperuar. Ne kemi shkuar edhe më tej se Parlamenti Evropian. Ne kemi thënë ‘në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”. Ne i jemi referuar dokumentit të PE, por kemi shkuar edhe më tej. Zoti drejtor i Shqiponjës ulu pak…se nuk keni mësuar se replika nuk është përmendje emri…Mund ta konsideroni fjalën time gjatë kohës së grupit…Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer sepse nuk ke kohë ta rikuperosh. Tani rezoluta e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës, tani këtu gënjeve dhe the se nuk e keni titullin njësoj, por përkundrazi ne kemi shkuar edhe më tej. Por unë nuk doja që në këtë seancë të merresha me drejtorin apo pronarin e kompanisë Shqiponja. I garantoj që dokumenti i PE është dokumenti referues. Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, tha Balla.

Pas përfundimit të fjalës së tij, deputeti Luçiano Boçi ka kërkuar përjashtimin e Ballës nga seanca plenare. “Të përjashtohet z.Balla nga seanca për fyerje ndaj Shehut dhe Berishës. Me dy standarte nuk mund të vazhdoni. Kjo gjuhë që përdoret këtu është e papranueshme”, tha Boçi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme