Interpelanca me Ballukun, Mziu: Rruga e Arbrit është lënë rrugëve! Ministrja: Absurde, e keni personale me kompaninë

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratik Xhelal Mziu në interpelancën e kërkuar me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se Rruga e Arbrit duhej të kishte përfunduar në vitin 2021 dhe ende në 2020 nuk ka përfunduar 50% e punimeve.

“Rruga e Arbrit e mbetur rrugëve. Rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar dhe sipas kontratës duhej të ishte mbyllur në 2021.

Në fakt ajo rrugë u shty afati dhe në çdo palë zgjedhje shkonin për të filluar apo përfunduar punimet dhe ende as 50% e saj nuk ka përfunduar”, tha Mziu.

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se rruga e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve të qarkut Dibër. Balluku duke iu drejtuar Mziut, tha se është një nga flamurtarët e lënies së punëve, rrugëve.

“Vende pune, ndërkohë që përfaqëson Dibrën. Jam deputetet që ka marrë votat nga qarku i Tiranës dhe e zhvilloj jetën politike në qarkun e Dibrës që prej disa muajsh dhe shoh që këto punë në Rrugët e Arbrit kanë ndryshuar jetën e qytetarëve. Të vish këtu dhe të thuash që asnjë s’ka ndodhur dhe ju jeni një nga flamurtarët e lënies së punëve rrugëve, është abuzim i madh. Bypass i Vlorës hapet sot përfundimisht. Jemi këtu për të bërë realitet ëndrrat tuaja. Kompania në kohën e qeverisjes së PD, ka fituar në gjykatë të shkallës së parë dhe apelit dhe me vendim gjyqësor duhet t’i jepnit kompanisë të drejtën. Ju keni anashkaluar vendimet e gjykatave. Dhe kjo interpelancë është e nxitur nga çështjet tuaja personale me kompaninë “Gjoka Construction””, tha Balluku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme