Gjenocidi i Srebrenicës, Kuvendi 1 minutë heshtje! Balla: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë, 11 korriku dita e përkujtimit të viktimave

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur për projektrezolutën “Për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”.
Balla ka deklaruar se ka ardhur koha për ti dhënë pandëshkueshmërisë së luftës dhe vënien pas hekurave të kriminelëve të luftës. Balla kërkoi që data 11 korrik të shpallet dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenisë.
“Mijëra burra të ekzekutuar dhe të varrosur në varreza masive, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre. Këto janë vërtet skena ferri të shkuara në faqet më të errëta të historisë. Në 11 korrik 1995 qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt u kap nga forcat serbe të Bosnjës. Prej atij momenti për disa ditë me radhë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë. Rreth 30 mijë gra, fëmijë, të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Histori tragjike por dhe e turpshme e kohëve modern mu në zemër të Evropës. Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi ndaj rreziqeve. Gjenocidi i Srebrenicës u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Fatkeqësisht u ngjall së fundmi edhe në Ukrainë. Sot jemi mbledhur të kujtojmë dhe nderojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo forme folklorizimi, është gjuha e zemrës së shqiptarit dhe Shqipërisë. Kjo rezolutë vjen në mbështetje të objektivave të presidencës shqiptare të këshillit të sigurimit që fokusoheshin ndër respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Evropa dhe Kombet e Bashkuara dështuan turpësisht ta ndalonin atë masakrës. Gjenocidi do mbetet si një plagë e hapur në zemër të Evropës për të na kujtuar që krime të tilla të mos ndodhin më kurrë. Rezoluta që Kuvendi miraton sot dënon vazhdimin dhe përshkallëzimin e urrejtjes etnike. Të shpallet 11 korriku si dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë”, tha Balla.
Kuvendi me propozim të kreut të grupit parlamentar socialist ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave. “U prehshin në paqe dhe kurrë të mos harrohen”, tha Kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




