Berisha: Të bashkohemi në protestë, të shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës

Teksa na ndajnë dhe pak orë nga protesta e Partisë Demokratike në thirrur në orën 19;00 para Kryeministrisë, Sali Berisha në një prononcim për media u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste. Sipas kreut të PD të zgjedhur nga procesi i ‘Rithemelimit’, protesta e sotme inauguron procesin e largimit të Kryeministrit Rama nga pushteti.
“Mirënjohje dhe ftesë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 në bulevardin Dëshmoret e Kombit, për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës. Protesta gjithmonë ka skenarin e vetë. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kur e realizojnë qëllimin e tyre madhor”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




