Marrëveshja e detit me Greqinë, Rama nga Haga: Të zgjidhet në bazë të parimeve ligjore në interes të të dy palëve

Politikë | 4 vite më parë

Shqipëria është e vendosur që mosmarrëveshjet lidhur me çështjen e detit me Greqinë t’i zgjidhë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një takim me zëvendës Presidentin e Gjykatës së Hagës, Kirill Gevorgian gjatë vizitës së tij në Amsterdam.

Rama bëri të ditur se ekipet e dy vendeve po punojnë për të gjetur dakordësinë për të arritur marrëveshjen e nevojshme për këtë çështje që do të çohet më pas në Hagë. Për Ramën kjo çështje është e rëndësishme të zgjidhet në bazë të parimeve ligjore që i shërben interesit të të dyja palëve.

“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim”, tha Rama.

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë që të vendosë Gjykata e Hagës u vendos më 20 tetor 2020 gjatë vizitës që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi në Tiranë. Në atë kohë Rama u shpreh se u ra dakord që çështja e detit ta trajtojmë në instancat ndërkombëtar

Më herët kryeministri Rama u prit edhe Presidenti i Gjykatës, Piotr Hofmanski dhe Kryeprokurori Karim Khan. Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme