Ligji për amnistinë fiskale, Garo: Të anulohet menjëherë, fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista

Zëdhënësja e Sali Berishës, kreut të PD të zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Floriana Garo në një deklaratë për mediat ka reaguar me tone të ashpra për ligjin e amnistisë fiskale. Sipas Garos, ky ligj e fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave dhe duhet anuluar menjëherë. Garo shton më tej e ky ligj nuk është për emigrantët e ndershëm, por vetëm për Ramën dhe ministrat e kabinetit qeveritar për të larë paratë e pista të fituara trafiqe kriminale.
“Ligji i amnistisë fiskale është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por dhe vendosmërisë së tij për të penguar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky ligj Shqipërinë vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut në listën e zezë të këtyre vendeve. Shqipëria është arena kryesore e larjes së parave të krimit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se nga 3 miliardë euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliardë janë transaksione bankare dhe 2 milardë të tjera janë dhënë cash me valixhe.
Ky ligj ndonëse paraqitet sikur lehtëson emigrantët në të vërtet ka si synim larjen e qindra miliona eurove të Ramës dhe ministrave të tij të vjedhura në tendera dhe prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogari offshore.
Emigrantët po përdoren si fasadë, kjo aministri nuk është për emigrantët e ndershëm. PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista dhe largon shqiptarë nga BE, prandaj duhet anuluar menjëherë”, tha Garo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




