Rama: Shqipërisë i duhet një president që të ketë integritet dhe të sigurojë nivel profesionalizmi!

Politikë | 5 vite më parë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të depozitohen emrat e propozuar nga ana e deputetëve për presidentin e ri, kryeministri Edi Rama tha se është e rëndësishme të zgjedhim një president me integritet dhe që të sigurojë një nivel profesionalizmi.

“Ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin dhe profilin e PS është se nuk mjafton thjeshtë të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol sesa Ilir Meta. Por, është që të zgjedhim një figurë që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellë, që të sigurojë një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin sikundër edhe të përçojë një frymë” tha Rama. 

Kryeministri tha se qëllimi është të arrijmë t’i ofrojmë Kuvendit dhe Republikës një figurë dinjitoze për kreun e shtetit.

“Dhe A-ja dhe Zh-ja mes gjithë gërmave të tjera në përcaktimin e kësaj figure duhet të jetë një njeri normal. Na duhet një njeri normal në krye të shtetit, na duhet një President normal. Dhe për të gjetur një kandidaturë të një njeriu normal duhet të nisemi nga e kundërta e Ilir Metës. Kërkoni të kundërtën e Ilir Metës dhe me siguri do të gjeni jo pak. Për të tjerat, për të gjetur kandidaturën më të përshtatshme mes një grupi kandidaturash me njerëz normal do të avancojmë në fazën tjetër”, tha kryeministri Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme