Basha hyn në selinë PD

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur të shtunën rreth orës 8 e 20 minuta, në selinë e partisë njoftojnë media të ndryshme.
Hyrjet në godinë janë të mbyllura dhe nuk lejohet qarkullimi i njerëzve. Brenda saj po zhvillohen punime.
Në orën 12 kundërshtarët e Bashës, komisioni për rithemelimin e PD, i kryesuar nga ish kreu i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha, kanë deklaruar se do të hyjnë në seli për ta marrë në dorëzim, si përfaqësues të partisë.
Palët kanë shkëmbyer ditë e fundit deklarata të forta, deri edhe ofenduese, ndërsa pretendojnë legjitimitetin mbi seline e PD.
Pritet të ketë tension ditën e sotme para godinës së PD.
Policia dhe garda kombëtare është në gatishmëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




