Kryebashkiaku Veliaj në Prishtinë, takohet me kryeministrin Kurti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë, ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë këtij takimi u bisedua për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm, ku Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.
Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.
“Kënaqësi takimi me mikun e vjetër, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë. Vitin tjetër Tirana ka mundësinë fantastike për të qenë ‘European Youth Capital 2022’ ndaj i shpreha Z. Kurti vullnetin që kjo mundësi të mos mbetet vetëm e Tiranës, por edhe e të rinjve të Kosovës!” – shprehet në rrjetet sociale pas këtij takimi kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj dhe Kurti diskutuan edhe mbi sfidat kryesore me të cilat po përballen dy vendet, pandeminë e Covid 19 dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




