Katastrofa mjedisore në Fier, PD: Mafia e inceneratorëve me Edi Ramën kanë zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat!

Partia Demokratike e opozitës ka reaguar të shtunën për situatën e krijuar në Fier nga djegia e plehërave në një vendgrumbullim, duke u shprehur se kjo është katastrofë mjedisore.
Sipas deputetit demokrat Enkelejd Alibejat, “mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në këmbim japin vetëm këtë tym toksik”.
Alibeaj i kërkon qeverisë “që të mbrojë qytetarët fierakë”.
“Të gjithë e mbani mend se si Rama mashtronte se në dhjetor 2020 inceneratori do të ishte gati. Sot inceneratori ka djegur vetëm paratë e qytetarëve, sepse plehrat digjen në qiell të hapur.
Ky nuk është vetëm mashtrim, ky nuk është as aksident, por është një krim i qëllimshëm kundër banorëve të këtij qytetit nga ata që kanë zgjedhur të punojnë vetëm për interesat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Kjo skemë mafioze është modeli me të cilin ka shkatërruar vendin Rama dhe tani po shkatërron shëndetin e qytetarëve” vlerëson PD.
“Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK aferën e inceneratorëve, sot si banorë të këtij qytetit, si familjarë, si prindër i kërkojmë SPAK-ut të veprojë me urgjencë. Nuk duhet të largohen fierakët nga shtëpit e tyre, duhet të larguohet regjimi i pakicës i drejtuar nga Edi Rama, që po kanos shëndetin e të gjithëve” shprehet PD e opozitës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




