Padia e Bashës ndaj Veliajt për shpifje, shtyhet gjyqi për në 24 shtator

Politikë | 5 vite më parë

Gjyqi i padisë së kreut të PD-së, Lulzim Basha ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shpifje është shtyrë për në 24 shtator. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit sot së bashku me avokatin e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për padinë e depozituar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje. Pas seancës se pajtimit, e cila zgjati rreth një orë, lideri demokrat  Basha nuk pranoi të flasë për mediat, por përfaqësuesi i tij ligjor, Indrit Sefa, tha se ai ka refuzuar që të pajtohet me kryebashkiakun e Tiranës. “Procesi gjyqësor ka të bëjë me kërkesën e zotit Basha në lidhje me kërkesën penale si viktimë akuzuese ndaj zotit Erion Veliaj në kuadër të kërkesave që kemi ngritur më përpara. U zhvillua seanca e parë, seanca e pajtimit, ku zoti Basha erdhi vetë personalisht dhe deklaroi se nuk ka asnjë vullnet për t’u pajtuar me të akuzuarin Erion Veliaj”, tha përfaqësuesi ligjor i Bashës.
Duke qenë se Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për çështjen, Gjykata e Lartë caktoi Gjykatën e Posaçme si kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje. Kreu i PD-së, Lulzim Basha Basha ngriti padi në tetor të 2020-s për shpifje dhe dëmtim të imazhit të tij nga Veliaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme