Nesër ‘Forumi Ekonomik’, Rama mbërrin në Shkup, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Zaev

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme, 29 korrik,  “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, i cili do të mbahet në Shkup. Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Ndërkohë kryeminsitri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Shkup, ku është shfaqur me duke ecur në Shkup, i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sakaq në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thekson se në qendër të diskutimit në këtë takim do të jetë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

 “Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, është një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Mini Shengeni), për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Tre liderët do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal.

Ideja e “Mini Shengenit” ka nisur në tetor të vitit 2019 në Nish të Serbisë, që atëherë zhvillohen takime të vazhdueshme për të konkretizuar planin ekonomik të 4 lirive.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër. Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në video shihet edhe një qytetare e cila përshëndet shqip, kryeministrin Rama si dhe në gjuhën sllave liderët e tjerë dhe u kërkon që të bëjnë një foto së bashku. Kryeministri sakaq thirret edhe nga një qytetar nga ana e rrugës i cili është ulur në lokal ‘O Edo’ dhe përshëndetet nga kreu i qeverisë. 

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim do të jetë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,- shkruan Zaev.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme