Emisioni “Përballë” në RTSH, Nishani: Kuvendi Kombëtar i PD një teatër absurd

Politikë | 5 vite më parë

Ish presidenti Bujar Nishani, sqaron se përse nuk u bë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur 10 ditë më parë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Nishani thotë se u distancua nga një teatër absurd.

“Plotësisht dakord me parimin i munguari është gabim por në këtë rast nuk ishte një mungesë por ishte distancim. Gjithcka pas 25 prillit po tentohej të shnderrohej në një teatër absurd. Pra u distancova nga të qënit teatër absurd sepse ne nuk kemi nevojë për absurdin. Ne kemi nevojë për një të vërtetë dhe e vërteta mund të jetë e hidhur, mund të jetë e dëmshme për dikë në kuptimin e kostove që mund të marr në karrierën politike në përgjithësi individuale por në fund të fundit është mundësia më e mirë për tu adresuar në ditët që pasojnë.” – tha Nishani në Përballë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme