Presidenti Meta, apel shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Globale të Zgjedhjeve, i ka bërë apel shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Duke iu referuar 25 prillit si “referendum historik”, Meta thotë se pjesëmarrja në zgjedhje është një mision patriotik dhe se askush nuk duhet të mungojnë. Ai madje del garant se nuk do të lejojë vjedhjen e votave, duke theksuar: “garantoj të gjithë shqiptarët se nuk do të lejoj askënd të prekë votën e tyre”.
Postimi:
Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë! I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




