Kryemadhi mesazh PD: 5 propozimet tona të panegociueshme

Politikë | 6 vite më parë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot në Durrës programin e saj ekonomik për qytetin bregdetar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e konsideroi këtë program “një produkt real”, ndërsa tha se do të krijojë vende punësimi për të rinjtë dhe mundësi për rritje profesionale. Kryemadhi u shpreh se ky program do ta shndërrojë Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve.

“Është një produkt real, i prekshëm që krijon mundësi punësimi për të rinjtë dhe rritje profesionale të tyre. Këtu puna është gati, njerëzit janë gati, Durrësi ka idenë, ka vizion, për ta çuar në drejtimin që ka nevojë. Kjo do të jetë barrikada e parë ndaj shpopullimit të Durrësit sepse ne nuk mund të lejojmë që të rinjtë të largohen për shkak të mungesës së zhvillimit. Ky projekt e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve. Me një port të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mund të krijojë kontakte t pafundme dhe e bën atë lider, por vetëm vullneti dhe dëshira e mirë krijon hapësirë pafundësisht. Ky projekt do të sjelli edhe investime, jo vetëm të atyre të huaja por edhe investimeve vendase. Qeveria aktuale ka mbajtur larg investimet huaja dhe ato vendëse”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se pesë pikat kryesore të programit janë të panegociueshme dhe kjo duket si një sinjal ndaj PD-së që e sheh si një partnere në bashkëqeverisje në rast se opozita fiton zgjedhjet e 25 prillit.”Pse e them këtë, sepse ne jemi parti e fjalës së mbajtur”, theksoi Kryemadhi.

‘Ne kemi marrë angazhimin tonë që Shqipëria të jetë shtëpia e investimeve dhe të bëj transformim rrënjësorë të klimës së biznesit, për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit. Rikthimi i të gjithë atij brezi që janë shkolluar, kanë aftësi drejtuese, që janë larguar nga vendi, është prioritet i LSI.  Ne duam të përqendrohemi te gjithë ai kapital shqiptar që është i fshehur. Kemi përcaktuar uljen e barrës fiskale mbi bizneset dhe individin, jemi në taksimin 9%, kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë. Do jetë edhe taksa e t ardhmes, pra 9+1, dhe ajo +1 do të shkojë te arsimi. Do krijojmë punësim, do rrisim nivelin e jetesës. Kemi nevojë për një transformim rrënjësor social. E ardhmja e fëmijëve tanë duhet të jetë e sigurt, duhet të jetë dinjitoze”, tha Kryemadhi.

Fjala e plotë

Doja t’ju falenderoja për këtë prezantim të detajuar, përsa i përket zhvillimit të zonave të lira porsa i përket krijimit të një vizioni për zhvillimin e Durrësit. Për ju si durrsakë që punoni dhe jetoni, është më i besueshëm së sa shumë programe politike që nganjëherë janë edhe demagogjike për vetë biznesin dhe profesionistët e fushës.

Por angazhimi juaj, ndjekja juaj e gjithë këtij projekti prej disa muajsh duke e parë me të mirat dhe të këqijat, avantazhet dhe disanvantazhet kemi sot një produkt që është real, i prekshëm, i drejtpërdrejtë dhe krijon hapësirë jo vetëm për punësimin e të rinjve por dhe rritjen profesionale te tyre por dhe një impakt të jashtëzakonshme të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë por dhe me paga të mirëpaguara. Pra doja të thoja që puna këtu në Durrës është gati.

Njerëzit janë gati. Nuk mund të themi që nuk ka njerëz, nuk mund të themi që nuk ka ide. Durrësi ka ide, ka njerëz, ka vizion, ka djem dhe vajzat e tij që janë prezente për të marrë përsipër sfidat e tyre dhe për ta drejtuar Durrësin në atë drejtim që Durrësi ka nevojë. Kjo duhet të jetë barrikada e parë ndaj shpopullimit të Durrësit sepse është shumë e domosdoshme që ne mos  krijojmë hapësira që vajzat dhe djemtë e shkolluar, elita e Durrësit të largohet nga Shqipëria për shkak të mungesës së zhvillimit jo vetëm të ekonomisë së Durrësit por dhe zhvillimit të ideve dhe vizioneve të cilat janë të domosdoshme.

Ky projekt për Zonat e Lira Ekonomike, siç u prezantua sot, e kthen Durrësin në qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve. Zonat e lira të Maqedonisë pa pasur port, pa pasur dalje në det kanë një hapësirë të jashtëzakonshme apo në Serbi, Bosnje Hercegovinë. Ndërsa Durrësi i cili ka një port të jashtëzakonshëm ndërkombëtar që mund të krijojë zhvillime dhe kontakte të pafundme me rajonin, botën, Europën e bën atë lider. Por vetëm vullneti politik dhe dëshira e mirë e qeverisë apo e politikës krijon hapësira pafundësisht.

Ky projekt krijon jo vetëm mundësinë e punësimit të mirëpaguar por do të sjellë dhe investime për të arritur aty ku ne duam ta kthejmë Shqipërinë në “Shtëpinë e Investimeve” siç duam ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve. Ne kemi mundësinë për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaja por dhe vendase. Ka shumë shtetas  shqiptare me nënshtetësi amerikane që duan të investojnë në Shqipëri apo që kanë emigruar dhe jetojnë në Francë, Gjermani, Angli kudo të cilët duan të investojnë por hapësirat janë shumë të vogla dhe e bëjnë të pamundur prezencën e tyre.

Ekonomia është Tregu i Lirë, është ekonomia e çliruar nga monopolet, do të ishte avantazh i jashtëzakonshëm për të krijuar një klimë biznesi në mënyrë  të tillë jo vetëm për të krijuar sa sa më shumë investime të huaja por edhe për të krijuar një punësim të mirëpaguar.

A është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka prej vitesh investime të huaja madhore? Ne e dimë që qëkur është mbyllur Devolli apo TAP-i investimet e huaja janë zero për më shumë se 4 vitesh. Investitorët edhe kur vijnë në zyrat e shtetit shqiptar shikohen ose nga xhepat, ose në momentin që nuk pranojnë bashkëpunimin për të futur duart në xhep iu fusin nga një dru dhe pastaj i përzënë nga Shqipëria. A është e vërtetë kjo? Sigurisht që është e vërtetë. Mjafton të shikojmë rastet e herëpashershme se çfarë ka ndodhur me investitorët e huaj. Dhe kjo e bën shumë të hidhërueshme si proces por nga ana tjetër, 25 prilli do ti japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët e huaj.

Gjithashtu çështja e pronësisë që e përmendi dhe pak profesor Mondi është një nga pikat kryesore që kanë sot investitorët e huaj. Dhe duke krijuar një hapësirë me zonat e lira dhe e anashkalojmë këtë proces në mënyrë të tillë që është shteti ai që u del garant investitorëve të huaj dhe nuk përplas investitorët e huaj qoftë me pronarët real apo fiktiv të pronave që krijojnë ngërçe të zhvillimit të zonës.

Lista vazhdon me premtime të pambajtura dhe dështime të qeverisë aktuale që i kanë mbajtur larg jo vetë investimet huaja por dhe vendase. Por mos harroni që janë me mijëra vende pune që nuk janë hapu. Të gjithë i mbajmë mend 300 mijë vende pune të premtuara nga Edi Rama në 2013 dhe nuk kemi 300 mijë vend pune por kemi mbi 600 mijë shqiptarë të larguar. Në kontrast me këtë, zgjidhja direkte e LSI-së siç është jo vetëm programi ynë me 5 prioritete, në thelb të saj i jep hapësira që nuk ka ndonjë gjë të keqe dhe të thuash agresive se ndonjëherë kur njerëzit janë në kushtet e mbijetesës agresiviteti ndaj padrejtësisë është i domosdoshme. Për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit..

Për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit në mënyrë të tillë, për të dominuar dhe për tu kthyer lider e krijuar hapësira për zhvillimin e investimeve të huaja, investimeve vendase, për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse është një nga pikat tona kryesore, ripopullimi i vendit me të rinj dhe të rejat tona që janë lider në vendet ku shkojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. E ritheksoj këtë sepse është e domosdoshme rikthimi i të gjithë atij brezi për të cilën janë shkolluar, kanë aftësi menaxhuese, drejtuese të krijimtarisë së tyre, në ekonomi, teknologji, inovacion dhe kudo.

Tek investimet vendase, tek gjithë ai kapital shqiptar që është i fshehur për shkak të pamundësisë, krijimit të hapësirave, për shkak të standardit që duhet t’iu krijojmë të gjithëve të barabartë. LSI ka përcaktuar në programin e saj, uljen e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin.

Ne tashmë jemi në taksimin 9%, pasi kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë, por sigurisht e kemi, duke qenë me bizneset e mëdha, ata do të kenë edhe taksën e të ardhmes. Aty duhet ta shkruajmë 9+1 dhe taksa e të ardhmes shkon drejt për së drejti tek arsimit, ku faktikisht kjo taksë në një farë mënyre këto kompani të mëdha bëjnë për kapacitet e tyre drejtuese apo edhe për kapacitetet e tyre duke rritur profesionalizmin tek të rinjtë dhe të reja.

Trajtimi si biznese të vogla me 0 TVSH dhe tatim fitimi me 0 % për të gjitha bizneset me xhiro vjetore nga zero në 14 milionë lekë, vendosja e taksës së sheshtë, përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat të pagës deri në 35 mijë lekë në muaj, janë të gjitha përgjigje konkrete që i kemi dhënë sot. Janë shumë të thjeshta, kërkojnë vetëm vullnet politik dhe dëshirë për të ndihmuar e krijuar hapësira për ekonominë tonë.

Zgjidhje reale, që do të formalizojë ekonominë dhe do të krjijojnë punësim, do të ulin koston e jetesës. Do të transformojnë rrënjësisht klimën e biznesit në Shqipëri, prej të cilëve do të shikojmë përfitime reale dhe veçanërisht Durrësi, që sot është i marrë peng dhe nuk është zhvilluar ekonomia.
Ne kemi nevojë për një transformim social i cili vjen përmes një rimodelimi të ekonomisë. Vendosim në fokus qytetarin. Për ne ka rëndësi qytetari, nuk ka rëndësi pushtetari, politikani. Këta janë shërbëtorë të qytetarëve.

Ne vetëm kur të përmbysim këtë piramidë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e familjes shqiptare do të vijë duke u rritur. Kthimi i shpresës tek qytetarët dhe tek rinia është detyrë kombëtare për secilin nga ne. Si nënë e tre fëmijëve dhe pjesa më e madhe prej jush jeni prindër, ajo që është motivimi si nënë, dhe nuk i përjashtoj baballarët është e ardhmja e fëmijëve tanë, duke ti bëjmë të sigurtë, motivues, që fëmijët tanë të jetojnë në Shqipëri dhe të konkurrojnë jo veç me rajonin por edhe me botën, sepse ne i kemi këto mundësi, qoftë për angazhimet tona, qoftë përsa i përket edhe asaj që ofron rinia shqiptare sot.

A është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka prej vitesh investime të huaja madhore? Ne e dimë që qëkur është mbyllur Devolli apo TAP-i investimet e huaja janë zero për më shumë se 4 vitesh. Investitorët edhe kur vijnë në zyrat e shtetit shqiptar shikohen ose nga xhepat, ose në momentin që nuk pranojnë bashkëpunimin për të futur duart në xhep iu fusin nga një dru dhe pastaj i përzënë nga Shqipëria. A është e vërtetë kjo? Sigurisht që është e vërtetë. Mjafton të shikojmë rastet e herëpashershme se çfarë ka ndodhur me investitorët e huaj. Dhe kjo e bën shumë të hidhërueshme si proces por nga ana tjetër, 25 prilli do ti japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët e huaj.

Gjithashtu çështja e pronësisë që e përmendi dhe pak profesor Mondi është një nga pikat kryesore që kanë sot investitorët e huaj. Dhe duke krijuar një hapësirë me zonat e lira dhe e anashkalojmë këtë proces në mënyrë të tillë që është shteti ai që u del garant investitorëve të huaj dhe nuk përplas investitorët e huaj qoftë me pronarët real apo fiktiv të pronave që krijojnë ngërçe të zhvillimit të zonës.

Lista vazhdon me premtime të pambajtura dhe dështime të qeverisë aktuale që i kanë mbajtur larg jo vetë investimet huaja por dhe vendase. Por mos harroni që janë me mijëra vende pune që nuk janë hapu. Të gjithë i mbajmë mend 300 mijë vende pune të premtuara nga Edi Rama në 2013 dhe nuk kemi 300 mijë vend pune por kemi mbi 600 mijë shqiptarë të larguar. Në kontrast me këtë, zgjidhja direkte e LSI-së siç është jo vetëm programi ynë me 5 prioritete, në thelb të saj i jep hapësira që nuk ka ndonjë gjë të keqe dhe të thuash agresive se ndonjëherë kur njerëzit janë në kushtet e mbijetesës agresiviteti ndaj padrejtësisë është i domosdoshme. Për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit.

Për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit në mënyrë të tillë, për të dominuar dhe për tu kthyer lider e krijuar hapësira për zhvillimin e investimeve të huaja, investimeve vendase, për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse është një nga pikat tona kryesore, ripopullimi i vendit me të rinj dhe të rejat tona që janë lider në vendet ku shkojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. E ritheksoj këtë sepse është e domosdoshme rikthimi i të gjithë atij brezi për të cilën janë shkolluar, kanë aftësi menaxhuese, drejtuese të krijimtarisë së tyre, në ekonomi, teknologji, inovacion dhe kudo.

Tek investimet vendase, tek gjithë ai kapital shqiptar që është i fshehur për shkak të pamundësisë, krijimit të hapësirave, për shkak të standardit që duhet t’iu krijojmë të gjithëve të barabartë. LSI ka përcaktuar në programin e saj, uljen e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin.

Ne tashmë jemi në taksimin 9%, pasi kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë, por sigurisht e kemi, duke qenë me bizneset e mëdha, ata do të kenë edhe taksën e të ardhmes. Aty duhet ta shkruajmë 9+1 dhe taksa e të ardhmes shkon drejt për së drejti tek arsimit, ku faktikisht kjo taksë në një farë mënyre këto kompani të mëdha bëjnë për kapacitet e tyre drejtuese apo edhe për kapacitetet e tyre duke rritur profesionalizmin tek të rinjtë dhe të reja.

Trajtimi si biznese të vogla me 0 TVSH dhe tatim fitimi me 0 % për të gjitha bizneset me xhiro vjetore nga zero në 14 milionë lekë, vendosja e taksës së sheshtë, përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat të pagës deri në 35 mijë lekë në muaj, janë të gjitha përgjigje konkrete që i kemi dhënë sot. Janë shumë të thjeshta, kërkojnë vetëm vullnet politik dhe dëshirë për të ndihmuar e krijuar hapësira për ekonominë tonë.

Zgjidhje reale, që do të formalizojë ekonominë dhe do të krjijojnë punësim, do të ulin koston e jetesës. Do të transformojnë rrënjësisht klimën e biznesit në Shqipëri, prej të cilëve do të shikojmë përfitime reale dhe veçanërisht Durrësi, që sot është i marrë peng dhe nuk është zhvilluar ekonomia.
Ne kemi nevojë për një transformim social i cili vjen përmes një rimodelimi të ekonomisë.

Vendosim në fokus qytetarin. Për ne ka rëndësi qytetari, nuk ka rëndësi pushtetari, politikani. Këta janë shërbëtorë të qytetarëve. Ne vetëm kur të përmbysim këtë piramidë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e familjes shqiptare do të vijë duke u rritur. Kthimi i shpresës tek qytetarët dhe tek rinia është detyrë kombëtare për secilin nga ne.

Si nënë e tre fëmijëve dhe pjesa më e madhe prej jush jeni prindër, ajo që është motivimi si nënë, dhe nuk i përjashtoj baballarët është e ardhmja e fëmijëve tanë, duke ti bëjmë të sigurtë, motivues, që fëmijët tanë të jetojnë në Shqipëri dhe të konkurrojnë jo veç me rajonin por edhe me botën, sepse ne i kemi këto mundësi, qoftë për angazhimet tona, qoftë përsa i përket edhe asaj që ofron rinia shqiptare sot.

Me bukën, me ujin, me sheqerin, me vajin, me vezën që blejnë por importuesit e mëdhenj, oligarkët e mëdhenj janë ata të cilët nuk paguajnë detyrimet e tyre në buxhetin e shtetit. Prandaj dhe kryeministri dje u dilte avokat por këto nuk janë paratë e tyre, nuk janë paratë e qeveritarëve, nuk janë paratë e politikanëve, këto janë paratë e shqiptarëve të cilët edhe në grahmat e fundit të varfërisë së tyre ato vazhdojnë dhe paguajnë taksat çdo ditë, çdo moment, çdo sekondë.

Nëpërmjet formalizmit të ekonomisë ne ulim borxhin publik, një borxh publik i cili rëndon mbi shpatullat e fëmijëve të shqiptarëve, të cilët që kur lindin, lindin me një borxh mbi shpatullat e tyre dhe ne kemi menduar pikën tonë që është vizionare, nga Bebja në Bebe qe mediokriteti i qeverisë e quan absurd dhe të pamundur por që është një gjë shumë e thjeshtë sepse këtë fatkeqësi ka sjellë Rilindja shqiptare duke funksionuar dhe gjobaxhinj dhe si taksidarë me ekonominë shqiptare, me zhvillimin e ekonomisë shqiptare, nuk kanë prodhuar gjë tjetër, ngatërrojnë fondet e investimeve, forcën dhe besimin që ka një shtet për të ardhmen kombit të tij, e ngatërrojnë me koncesione të cilat janë ato që i kanë marrë frymën ekonomisë. Projekti i LSI nga bebja në bebe ku LSI angazhohet me këtë projekt në momentin që lind një bebe ngurtëson në fond investime njëmijë dollarë dhe në moshën që ai riprodhohet ka minimumi 25 mijë dollarë të cilat i merr dhe i kthen në krijimin e hapësirave për të ndërtuar familjen e tij dhe për të pasur mundësi zhvillimi në qytetin ku ka lindur apo kudo në Shqipëri. Borxhin qeveria duhet ta marrë vetëm në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetarëve, por ne sot borxhin nuk e marrim nuk e marrim për t’iu krijuar hapësira qytetarëve, ne sot borxhin e kemi marrë për të paguar oligarkët për koncesionet e tyre e gjë e cila merr fund në 25 prill. Duke qenë se kjo ka ndodhur gjithmonë në kurriz të qytetarëve shqiptarë ne mendojmë që kjo gjë duhet të marrë fund pas 84 ditësh, më 25 prill ku ti bëjmë thirrje biznesit të vogël, biznesit të madh, biznesit të mesëm, të gjithë asaj shtrese elite të Shqipërisë që punon dhe drejton ekonominë shqiptare në kushtet e mbijetesës.

Ti japim fund këtij lloj uzurpimi të ekonomisë për tu drejtuar drejt kutive të votimit në 25 prill dhe për ta çliruar ekonominë shqiptare. Ne si LSI jemi shumë të qartë në programin tonë, shquhemi si e vetmja forcë politike që e mban fjalën dhe e mbajmë fjalën sepse kjo është edhe pika jonë më e fortë. Mbajtja e fjalës dhe investimi tek të rinjtë dhe të rejat. Për këtë ne angazhohemi me 5 prioritetet tona shumë të thjeshta, të panegociueshme, kam dëshirë ta ritheksojmë se të gjithë thonë pse e thua këtë. Janë të panegociueshme se asnjë njeri nuk mund të dalë kundër punësimit, kundër një pune të mirëpaguar.

Kundër një klime të biznesit për ekonominë shqiptare, për investitorët e huaj dhe kjo është një nga pikat tona më të forta që në fakt gjithmonë LSI me të mirat edhe me të këqijat e saj ka qenë pranë qytetareve dhe sidomos pranë të rinjve dhe të rejave. Jo se kam gjë për shtresën e dytë dhe të tretë ku hyj vetë te pensionistët e radhës në kuptimin e mirë të fjalës. Por fuqizimi, energjia e brezit të ri është një nga mundësitë më të mira që ne mund ti krijomë sot jo vetëm ekonomisë shqiptare por dhe të ardhmes së Shqipërisë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme