Zgjedhjet/ Ndalimi i mitingjeve elektorale, Gjykata Kushtetuese do të shprehet më 2 mars

Politikë | 6 vite më parë

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 mars kërkesën e Partisë Republikanë që kundërshton vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që ndalon tubimet e partive politike. Kjo shihet si një padi që mund pasohet me shfuqizimin e vendimit të Komitetit, duke lejuar mitingjet elektorale.

Dhoma e Gjykatës e ka pranuar kërkesën për ta rifutur në shqyrtim dhe se më 2 mars pritet të dëgjohen edhe palët për të paraqitur pretendimet e tyre. Republikanët kanë deklaruar se masa e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, për mos grumbullimin e jo më shumë se 10 vetëve në një ambient, është e padrejtë.

Sipas PR Komiteti i Ekspertëve po vepron me dy standarde. Nga njëra anë lejon punimet e Kuvendit, dhe nga ana tjetër ndalon grumbullimet e 10 apo më shumë personave. Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, Mediu u shpreh se vendimi i Komitetit të Ekspertëve duhej rrëzuar pasi krijon pabarazi politike dhe ndihmon në manipulimin e zgjedhjeve.

Kjo do të jetë kërkesa e dytë që Gjykata Kushtetuese do të marr në shqyrtim pasi 3 ditë më parë rrëzoi kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesit e Gjykatave për shfuqizimin e një neni të Kodit të Procedurës Penale. Kushtetuesja është vënë në punë pas tre vitesh bllokimim, pasi anëtarët e saj u shkarkuan nga procesi i Vetingut ose dhanë dorëheqjen.

Aktualisht Kushtetuese ka 7 anëtarë dhe se Vitore Tushaj, po qëndron në detyrë, edhe pse i ka mbaruar mandati. Kjo gjykatë duhet të plotësohet me tre anëtarë, që zgjidhen nga Gjykata e Lartë, por ky institucion ka mungesë anëtarësh, është i paplotë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme