Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa prezantonte programin politik është ndalur edhe tek fusha e arsimit.  Ajo theksoi se LSI në qeveri do të investojë në kërkimin shkencor dhe inovacion, në mënyrë që të kryhet reforma e nevojshme në arsim. Po ashtu shtoi ajo studentët do të mbështeten me programin ”Mëso dhe Fito”,  në mënyrë që edhe të studiojnë, por edhe të fitojnë në biznes.