Idrizi: Po shohim mundësinë e daljes me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 25 prillit

Politikë | 6 vite më parë

Partia për Drejtësi Unitet dhe Integrim po jep sinjale për shkëputje nga Partia Demokratike, duke paralajmëruar daljen e një grupimi i të ri politik. PDIU që është ende të pritje të përgjigjes së PD-së për koalicion politik për caktimin e vendeve të kandidatëve të përbashkët për deputet duket se po i soset durimi, pasi po këërkon daljen në forma të reja, duke përjashtuar dhe bashkimin me LSI-së.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për mediat vizive nuk e ka përjashtuar mundësinë e konkurrimit në zgjedhjet e 25 prillit së bashku me Vetëvendosjen, partinë e Albin Kurtit në Kosovë, e cila ka një dege të saj në Shqipëri.

“Ne e  kemi përcaktuar se jemi me PD, po një preferencë e dytë, padyshim që do të ishte me Vetëvendosjen”, tha Idrizi.

Vetëvendosja sot bëri publike dy emrat e parë e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ky ishte hapi që siç duket kondicionohet nga lëvizjet që do të bëjë PDIU-ja. Nëse kjo ndodh atëherë mund të ketë një pol të tretë politik në zgjedhjet e 25 prillit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme