Rama: Ish- prokurorët e skualifikuar nga vettingu, po përpiqen për referendum më 25 prill, do përgjigjen

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, u ka përcjellë një mesazh ish-prokurorëve teksa theksoi se ata po përpiqen që të organizohen për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie. Në ceremoninë përkujtimore me familjarët e viktimave të 21 janarit, Rama paralajmëroi se do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, së bashku me udhëheqësin e këtij referendumi.

“Sot, ne dorëzojmë familjeve simbolin e Dëshmorit të Atdheut për të dashurit e tyre dhe jam i bindur që prania e atij simboli në të katër shtëpitë do të jetë një pikë e dukshme referimi për vështrimin e fëmijëve kur të mendojnë për prindërit e tyre jo thjeshte në sensin e vlerësimit, por në sensin e besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën dhe ata, të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me palë të treta të veshur nën togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen. Do të përgjigjen ashtu siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort, për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, së bashku me udhëheqësin e këtij referendumi”, tha Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme