Takoi nxënësit në shkollë me bluzën e PS, kallëzohet deputeti Ervin Bushati

Politikë | 6 vite më parë

Ndaj deputetit socialist Ervin Bushati janë bërë dy kallëzime, për të njëjtën ngjarje. Një organizatë dhe një individ e kanë denoncuar atë në KQZ, pasi ka hyrë në një shkollë në kryeqytet, 100 ditë përpara zgjedhjeve, duke dhuruar libra për nxënësit, por edhe duke mbajtur veshur një bluzë me ankronimet “Partia Socialiste Tiranë”.

“Qëndresa Qytetare denoncon shkeljen e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komizionit Rregullator i KQZ nga deputeti i Partise Socialiste Ervin Bushati duke  përdorur brenda orarit mësimor nxënësit dhe mësuesit e Shkollës “Misto Mame”, duke shfaqur në bluzën e tij siglën e PS dhe duke deklaruar se ka ka dhuruar libra për ta”,-thuhet në denoncimin e parë.

Të njëjtat shkelje evidentohen edhe në kallëzimin tjetër:

“Ligji ndalon aktivitete politike ne mjedise shkollore dhe aktualisht shkolla duhet te jete online, megjithate deputeti E.Bushati, koordinator politik i PS Tirane ka publikuar aktivitet te tij (me siglen e PS veshur/te dukshme) me nxenes e mesues te kesaj shkolle, ku deklaron se ka shperndare edhe dhurata. Perdorimi i shkolles, perfshirja e mesuesve/drejtuesve, akti i deputetit, dhuratat dhe sigla politike ne shkolle, jane akte qe vijne ne kundershtim me Kodin Zgjedhor”.

Përdorimi i shkollave për qëllime politike është e ndaluar në cdo kohë sipas legjislacionit shqiptar, dhe jo vetëm në muajt afër zgjedhjeve.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme