Deklarata e fortë e Ballës: Në javët në vijim habere nga SHBA për Bashën

Sekretari Përgjithsëhm i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur së fundmi në lidhje me dosjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.
I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Balla ka thënë se në javët në vijim do të ketë habere nga SHBA për Lulzim Bashën, lidhur me dosjen e lobimit. Balla tha gjithashtu se Lulzim Basha nuk e ka saqruar publikisht çështjen e lobimit në SHBA.
“Në SHBA është hapur një hetim për një fotografi me Donald Trump të ish-kryetarit të Parlamentit të Rumanisë, i cili sot ndodhet në burg dhe që mos u habisni që në ditët në vijim të bëhet publike edhe hetimi për një fotografi të Lulzim Bashës me Donald Trump. Lulzim Basha tha që paratë e lobimit janë paguar nga 100 shqiptaro amerikanë dhe pas tyre rezultuan të ishin katër kompani guackë, ndër të cilat dy ishin me punëdhënës ruse. Kjo është një çështje që i takon Lulzim Bashës. Këtë ta gjykojnë shqiptarët. Ne politikanët kemi një fat të madh, që kemi gjyqtarin më të pa kompromentueshëm që na mer në pyetje, që na jep dhe hakun që është populli dhe që nuk gabon kurrë”, deklaroi Balla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




