Basha: Dështime të qeverisë, opozita me plan konkret!

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi këtë të dielë me një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, zoti Basha deklaron se në këtë takim u diskutua për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19, si dhe për alternativat për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.
Sipas kreut të PD-së menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës, dhe se këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve. “Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin”, shkruan zoti Basha duke deklaruar se ka një plan konkret që do të ringrejë ekonominë dhe do të garantojë punësimin e shqiptarëve. “Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët” shprehet zoti Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme