Kryeministri Denkov jep dorëheqjen e pritshme

Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov dha dorëheqjen, ashtu siç pritej, pas nëntë muajsh në krye të një qeverie pro perëndimore duke hapur derën për partnerin e tij të koalicionit për të udhëhequr vendin.
Letra e dorëheqjes së Denkov u paraqit në parlament.
Nuk është ende e qartë se kur parlamenti do të votojë për dorëheqjen e Denkov dhe qeverisë që ai drejtoi.
“Qeveria do të vazhdojë aktivitetin e saj… derisa të zgjidhet një qeveri e re”, tha Denkov në një fjalim.
Masa i hap rrugën ish-komisioneres evropiane dhe ish-zëvendëskryeministres Mariya Gabriel, nga partia e qendrës së djathtë GERB, për të zënë vendin e Denkov.
Denkov, nga partia centriste ”Vazhdojmë Ndryshimin” (PP), tani është vendosur të bëhet zëvendës i Gabrielit.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, dy partitë politike dominuese arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në të cilën do të ndërrohej posti i kryeministrit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




