Zgjedhjet parlamentare në Serbi – Vijon numërimi i votave, Vuçiq pretendon fitoren

Rajon | 3 vite më parë

Numërimi i votave në Serbi për zgjedhjet parlamentare vijon, ndërsa Partia Përparimtare e presidentit Aleksandër Vuçiq pretendon fitore të thellë.

Deri më tani janë numëruar 76% e votave ku lista “Serbia nuk guxon të ndalet” e udhëhequr nga presidenti serb, ka fituar 46.5% të përkthyera në më shumë se 127 mandate.

Sipas rezultateve paraprake, e dyta më e votuara është lista “Serbia kundër dhunës” dhe më pas lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë”.

Ndërkohë, qytetarët serbë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Serbisë për të votuar, pasi mbajtja e votimeve nuk u lejua në territorin e Kosovës.

18 parti dhe koalicione ishin në garën elektorale në Serbi, ndërsa pragu për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh është 3 %.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme