Serbia notë proteste Shqipërisë: Djegia e flamurit serb në Tiranë, akt i papranueshëm

Ministria e Punëve të Jashtme serbe i ka dërguar një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në të cilën dënon ashpër aktin e papranueshëm, sikurse pretendon MEPJ, të djegies së flamurit kombëtar të Serbisë në sheshin Skënderbeu në Tiranë.
“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




