Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe: Jemi në prag të një konflikti të armatosur

Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Kryeministrja Ana Brnabiç ka ftuar organizatat joqeveritare, të cilat janë pjesë e Konventës Kombëtare, të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë.
Në seancën e Konventës Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, Brnabiç theksoi se në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen.
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë. Ne duhet ta ruajmë paqen së bashku”, tha Brnabiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




