Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim!

Situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se ata nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Vuçiç shkruan se Serbia ka marrë vendimin për të mos u dorëzuar, ndërsa ngritjen e barrikadave nga serbët në veri të Kosovës e justifikon me argumentin e se ata “nuk kishin rrugë tjetër.
Ai thekson se mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është respektimi i të drejtave dhe lirive të serbëve.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë dhe mesazhi im për popullin tonë në Kosovë, i cili sërish detyrohet të mbrojë vatrat e tyre në barrikada. Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




