Pendarovski: “Ballkani i Hapur”, ide e mirë por jo alternativë për BE-në!

Rajon | 4 vite më parë

Nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian”. Kështu është shprehur Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Që në vitin 2019 kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë dhe i kam thënë se cilat janë ato, të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë… Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, tha ai.

Pendarovski mbështet “Procesin e Berlinit” pasi sipas tij është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian edhe i Komisionit Evropian. Ai shprehet se Ballkani i Hapur’ duhet të jetë pjesë e ‘Procesit të Berlinit’, i cili duhet të shërbejë si ombrellë apo nismë për rajonin drejt integrimit evropian

“Procesi i Berlinit’ është më i mirë sesa ‘Ballkani i Hapur’. Këtë e kanë vlerësuar edhe pjesa më e madhe e shteteve evropiane. Është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian edhe i Komisionit Evropian. ‘Ballkani i Hapur’ duhet të jetë pjesë e ‘Procesit të Berlinit’, i cili duhet të shërbejë si ombrellë apo nismë për rajonin drejt integrimit evropian, Tani për tani, qëndrimi i KE-së është se të gjithë duhet të jenë në ‘Procesin e Berlinit’ dhe që të gjashtë shtetet e Ballkanit janë në këtë nismë, ndërsa tri janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”, ka deklaruar Pendarovski.

Mali i zi do të marrë pjesë në takimet e radhës të iniciatorëve të “Ballkanit të Hapur” në cilësinë e shtetit vëzhgues, por që pretendon që bëhet vend anëtar.

Takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në Ohër, më 7 dhe 8 qershor.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme