Mali i Zi, sekuestrim rekord droge në vendin e vogël ballkanik

Policia malazeze deklaroi se arriti të sekuestronte më shumë se një ton kokainë të fshehur mes bananeve, duke çuar në arrestimin e dy personave. ‘’Droga ishte fshehur në rreth 1 200 pako të veçanta dhe u gjet mes ngarkesës me banane’’, raportoi policia malazeze në Twitter pa dhënë detaje të tjera. Mediat malazeze theksuan se kjo është goditja më të madhe kundër mafies së drogës në vendin e vogël të Ballkanit dhe Adriatikut me 620 000 banorë. Klanet malazeze kontrollojnë një pjesë të tregtisë së kokainës nga Amerika Latine në Evropë dhe njihen për pamëshirshmërinë dhe brutalitetin e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




