Kretë, fundoset anija me 45 refugjatë sirianë

Ndërsa udhëtonin drejt brigjeve italiane për një jetë më të mirë 45 refugjatë sirianë kanë rrezikuar jetën ndërsa udhëtonin në ujrat e ishullit grek të Kretës me një anije. Anija me 45 refugjatë sirianë u fundos në juglindje të ishullit, kanë njoftuar mediat turke, pasi një anije turke ka ndërhyrë për ti shpëtuar refugjatët. “Anija u fundos në orën 21:10 sipas kohës lokale të enjten në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Turqisë për shkak të kushteve të rënda të motit”, tha Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës të Turqisë në një deklaratë.
Anija po lundronte drejt Italisë por I ka mbaruar karburanti para se të arrinte në desitancion, thuhet në deklaratë. Tridhjetë e një refugjatë u shpëtuan nga një anije në pronësi të Turqisë në rajon ndërsa pesë u shpëtuan nga një helikopter grek, thuhet më tej.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në rajon me dy anije dhe avionë patrullues detarë që i përkasin Komandës së Forcave Detare Turke, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në një deklaratë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




