Festat – Bashkia Gjirokastër dhuron pako për 700 vogëlushë

Sociale | 2 vite më parë

Fëmijët janë ata që i gëzohen më së shumti festave. Sigurisht që më të bukura ato ua bëjnë dhuratat që marrin nga prindërit e të afërmit.  Por, fëmijët gjirokastritë që ndjekin arsimin parashkollor kanë sot në duart e tyre edhe pakot e përgatitura nga bashkia e qytetit.

Dhuratat vogëlushëve iu shpërndanë gjatë aktivitetit  që çdo kopsht organizoi. Këngët recitimet e kërcimet erdhën si një buqetë urimesh për edukatoret dhe prindërit.

Nuk është hera e parë që bashkia Gjirokastër surprizon këta fëmijë. E ka kthyer  tashmë në traditë që çdo fundviti dhuron për vogëlushët që edukohen dhe mësojnë në institucionet e arsimit parashkollor që  ka në juridiksionin e saj.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme