115 vjet nga hapja e “Normales” së Elbasanit – Kontribut i pazëvendësueshëm në ruajtjen e shqipes

Me vendim të kongresit të Elbasanit plot 115 vjet më parë në dhjetor të vitit 1909, është hapur shkolla Normale, duke shënuar kështu të parin institucion që do të përgatiste mësues të cilët patën për mision, përhapjen e gjuhës shqipe në të gjitha trojet shqiptare.
Dokumentet dhe objektet më të rëndësishme të asaj kohe ruhen në muzeun e shkollës Normale, sot shkolla “Luigj Gurakuqi”. Normalistët ende ruajnë kujtimet e bukura të asaj kohe në të cilën, sipas tyre, shkolla kishte më tepër autoritet.
Në kujtim të kësaj datë të rëndësishme për Elbasanin dhe jo vetëm, në teatrin “Skampa” u mbajt një aktivitet i cili nisi me himnin e Normales e u mbyll me titujt “Qytetar Nderi” për normalistët. Shkolla Normale e Elbasanit mban titullin e “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i republikës në vitin 2014.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




