Vlora ndez dritat e festave, aktivitete të shumta gjatë gjithë muajit

Vlora ka ndezur dritat e festave. Dekori dhe bredhi i ndriçuar në sheshin pranë Shtëpisë së Pavarësisë, kanë krijuar atmosferën festive në qytetin bregdetar. Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha ka uruar për një muaj festiv të mbarë e të ngrohtë. “Ju uroj ta keni dritë të gjithë vitin”, uroi ai.
Dekori festiv lajmëron festat e fundvitit ndërsa shumë qytetarë dolën të festonin me njëri tjetrin.
Koncerti me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare ka çelur siparin e aktiviteteve që Bashkia do organizojë gjatë gjithë muajit për banorët dhe vizitorët. Mes të pranishmëve në koncertin hapës ishin edhe arbëresh të shumtë.
Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë hapur në natën e parë të dhjetorit. Atmosfera festive në Vlorë do të vijojë deri më 31 Dhjetor, me koncertin e fundvitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




