“Askush të mos mbetet vetëm”- Në Përmet, 16 të moshuar marrin shërbim social dhe shëndetësor në banesë

Sociale | 2 vite më parë

Kujdesi ndaj moshës së tretë mbetet një ndër prioritetet kryesore të bashkisë Përmet. Për këtë qellim kjo bashki ka aplikuar në thirrjen ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara në programit “Askush mos të mbetet vetëm”.

Drejtoresha e projekteve, Klaudia Ciko tha se 16 të moshuar marrin shërbim shëndetësor dhe social.

“Me nisjen e zbatimit të projektit, janë identifikuar dhe kem arritur të ofrojmë shërbim për 16 të moshuar të cilët përveçse janë të kësaj kategorie  pa asnjë të afërm pranë  kishin edhe sëmundje shoqëruese që e bënin  edhe pak kategorinë vulnerabël. Një staf i formuar prej tre infermierësh, psikolog dhe punonjës social shkon dhe ofron asistencën shëndetësore dhe sociale pranë banesës së tyre”, tha Ciko.

Ky projekt do te zbatohet deri në maj të vitit 2025.

Qëllimi i këtyre shërbimeve është të sigurojnë një jetë sa më të mirë për të moshuarit, duke iu mundësuar atyre kujdes nëse nuk janë në gjendje të kujdesen për veten.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme