Tradita në blegtori e familjes “Çaçi” – Kujdesi dhe mbarështimi i të imtave pasion dhe sipërmarrje

Blegtoria është një veprimtari që shpesh lidhet me ndjenjat thella që njerëzit kanë për tokën dhe kafshët, njëkohësisht është edhe një pjesë e rëndësishme e kulturës vendase. Për Velo Çaçin blegtorin 60 vjeçar nga “Erindi” njohuria dhe aftësia e nevojshme për kujdesin ndaj blegtorisë është rrënjosur që në vegjëli.
Ai kujdeset së bashku me familjen, përveç pasionit për rritjen dhe mbarështimin e të imtave me anë të kësaj pune siguron ekonominë e familjes.
Ka 70 krerë të imta, në rast se do të po të përfitonte nga subvencionet e shtetit ai thotë se do të rriste numrin e krerëve. Velo Çaçi vazhdon ta ruaj ende këtë traditë duke e konsideruar si një thesar që lidh kulturën me të tashmen dhe të ardhmen.
Gazetare: L. Koçiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




