Durrësi feston 80-vjetorin e Çlirimit – Bashkia dhe veteranët kujtojnë të rënët në luftë

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të Luftës përkujtoi 80 vjetorin e çlirimit të qytetit. Në një aktivitet që u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, morën pjesë drejtues vendor, prefekti Emiljan Jani, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, veteranë si dhe mësues e nxënës nga shkollat 9-vjeçare të qytetit.
Përfaqësues të veteranëve të luftës vlerësuar këtë jubile, ku 80 vjet më parë qyteti i Durrësit u çlirua nga pushtuesit gjermanë. Nxënësit e shkollave pjesëmarrëse kënduan këngë patriotike me tematikën luftën e popullit tonë.
Qyteti i Durrësit është një nga rastet e rralla për sa I përket asaj që ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. Në 23 tetor 1943 gjermanët vunë në zbatim operacionin “Shëtitje në port”, duke detyruar largimin e banorëve nga qyteti, minimin e qytetit, portit dhe vijës bregdetare.
Vetëm pas një viti, në 14 nëntor 1944, forcat partizane hynë në qytet në të cilin trupat gjermane ishin larguar. Nga operacioni gjerman afro 8 mijë vetë u larguan me forcë, ndërsa shumë të tjerë u dërguan në kampet e përqendrimit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




