Rigjenerimi i pyjeve të djegura në Lezhë – Bashkia do ndërhyjë pas realizimit të planit

Sociale | 2 vite më parë

Zjarret e rëna gjatë verës së këtij kanë lënë pas dëme të shumta në pyjet e Bashkisë Lezhë dhe rigjenerimi i sipërfaqeve të djegura shihet si domosdoshmëri, por ka disa problematika që duhen zgjidhur. Fondi pyjor është pjesë e bashkisë por edhe e pronareve privat të cilët kanë certifikata pronësie dhe në disa zona ka intensitet zhvillimi për ndërtime. Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Lezhë, Artan Palushi thotë se duhet të bëhet një plan i detajuar vendor duke ndarë zonën në zhvillim më zonën pyjore dhe pas këtij momenti sipërfaqeve pyjore tu jepet statusi i duhur dhe te bëhet rehabilitimi i tyre.

“Ligji parashikon që pylli privat dhe pylli shtetëror të qeverisen në bazë të një dokumenti strategjik me afat që është prej 10 vitesh që është plani i mbarështimit të pyjeve dhe në këtë rast këto dokumente hartohen nga pronarët përkatës”, u shpreh Artan Palushi, Pergjegjës i sektorit të pyjeve në Bashkinë Lezhë.

Sipas të dhënave zyrtare dëmet më të shumta nga zjarre u shkaktuan në Malin e Shëngjinit ku u dëmtuan mbi 30 ha pyje me rreth 500 mijë drurë te djegur. Pavarësisht se pyjet kanë kaluar në administrim të pushtetit vendor, ndërhyrjet për rikuperimin e sipërfaqeve të djegura kanë munguar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme