“Mbreti i ullinjve” në Finiq – Fermerët e fshatit Dhivër vjelin mbi 30 mijë rrënjë ulliri

Fermerët në fshatin e Dhivrit të Bashkisë Finiq mendojnë se sezoni i sivjetshëm në vjeljen e ullirit paraqitet i mbarë, në dallim nga viti i kaluar. Janë me dhjetëra familje që aktualisht kultivojnë mbi 30 mijë rrënjë ulliri, ku vetëm 5 fermerë kanë secili nga 1000 rrënjë.
Agronomi në pension, zoti Theodhor Terpo, shprehet për Televizionin Publik, se fshati i tij është “mbret i ullirit “, por ndërtimi i një qendre grumbullimi të prodhimit, tashmë është më se e nevojshme.
Kurse fermeri Hari Dhrapo kultivon 200 rrënjë ulliri dhe përballet me të njëjtat probleme. Aktualisht në Dhivër jetojnë 200 banorë, por ka shumë emigrantë që mendojnë të kthehen në vendlindje dhe të merren me kultivimin e ullirit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




